75 Mall Live Search
13:49 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Si e priti Sanchez largimin e Mourinhos?!

Largimit të Jose Mourinhos përveç tifozëve, ka edhe lojtarë që i janë gëzuar.

Ndër ta po del të jetë sulmuesi kilian Alexis Sanchez, transmeton Indeksonline.

Në një video të postuar nga Sanchez duke vozitur për në qendrën e trajnimit në ‘Carrington’, dëgjohet një këngë e Hans Zimmer.

Titulli i këngës është “Now We Are Free”, që po të përkthehet në shqip i bie “Tash Ne Jemi të Lirë”.

Alexis Sanchez që nga transferimi i tij tek ekipi i United po kalon periudhën më të errët në karrierën e tij.

Gjatë këtij sezoni humbi edhe vendin e startuesit në skuadër./Indeksonline/