75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Si e sheh Ramadan Qehaja planin e Albin Kurtit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, konsideron se shërbimi ushtarak në vend duhet të jetë i obligueshëm. Këtë, madje aie ka shpalosur në planet e tij, përgjatë fushatës elektorale.

Sipas tij, shërbimi ushtarak do të jetë obligativ tre muaj gjatë sezonës së verës, e tre muaj të tjerë gjatë dimrit.

Njohësi i çështjeve ushtarake, Ramadan Qehaja thotë se një ide e tillë është e mirëseardhur, mirëpo përgjatë tre ose katër vjetët e ardhshëm.

“Së pari unë si njohës i mirë i çështjes ushtarake dhe të sigurisë, kujtojë që prioritet i yni momental është ngritja e gatishmërisë vepruese të Forcës së Sigurisë së Kosovës përkatësisht e armatimit të saj dhe trajnimeve të duhura dhe detyrave që pasojnë në planin ndërkombëtar sa i përket sigurisë së tërësishme globale. Do të thotë kur kjo të ndodhë 3-4 vitet e ardhshme, kur të ngritet gatishmëria vepruese në nivel të duhur të FSK-së atëherë ne duhet të fillojmë të mendojmë për shërbimin e obligueshëm ushtarak i cili mung të zgjasë 3 deri 6 muaj”, ka thënë Qehaja për IndeksOnline.

Albin Kurti: “Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për 6 muj”

Sipas tij, një ide e tillë duhet të përkrahet, pasi që edhe vendet e rajonit po e praktikojnë një gjë të tillë.  

“Unë kujtojë që Kurti ka të drejt sepse në rrethinën që gjindemi në aspektin e sigurisë, sikur me Serbinë zyrtare, kujtojë që domosdoshmërisht të praktikojmë shërbimin  e obligueshëm ushtarak, por paraprakisht të kryejmë disa detyra tjera të cilat i kemi, ndërkohë në çështje juridike t’i aprovojmë ligjet e përgatitjet tjera ushtarake, unë e pëlqejë këtë detyrë shumë të rëndësishme”, ka theksuar ai.

“Qytetari për ta vendosur që ta dërgojë fëmiun e vet në shërbim të obligueshëm ushtarak, duhet të jetë i sigurt që ai të jetë në duar të sigurta, të eprorëve profesional, dhe moralisht të ngritur dhe fëmiun ta trajtojë si fëmiun e vet, dhe ta përgatisë për mbrojtjen e atdheut, kjo do të thotë tash nuk mund të bëhet, por dikur më vonë, në një faze të mëvonshme pasi të bëhen përgatitjet paraprake sepse është çështje shumë e ndieshme”, ka shtuar ai.

Qehaja përmend faktin se shteti fqinj, Serbia po bën përgatitje intensive që shërbimi ushtarak të bëhet obligativ qysh vitin e ardhshëm.

“Këtu në rajon tash për tash të gjithë e kanë shëribimin e paguar ushtarak, por detyrën ushtarake të paguara, mirëpo janë duke u bërë disa përgatitje nga ana e Serbisë, janë duke bërë përgatitje shumë intensive që këtë çështje ta riaktualizojë, dhe në fillim të vitiit të ardhshëm ta bëjë obligativ shërbimin ushtarak”.

Megjithatë, Kurti konsideron se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) dryshe do të kenë shërbim civil./IndeksOnline/