75 Mall Live Search
20:36 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Si e sheh zgjedhjen e Krasniqit si kryetar ish-anëtari i Ritmit të Rrugës?

Kolegu i Memli Krasniqit nga grupi “Ritmi i Rrugës”, Arbër Reci, i është gëzuar zgjedhjes së mikut të tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai tha se dekada më parë bashkë me Krasniqin përmes muzikës kishin sjellë mesazhe me prapavijë politike, teksa arritja e Memlit për të është e pritshme dhe e natyrshme.

Reci beson në aftësinë e Krasniqit që do të jetë i suksesshëm si kryetar i këtij subjekti.

Ish-pjesëtari i “Ritmit të Rrugës” për politikanët dha mesazhin që të jenë të përgjegjshëm për veprimet e tyre dhe të mos harrojnë se kanë ndikim.