75 Mall Live Search
13:05 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Si e vrau shtetasi turk pasagjerin që ishin së bashku në një veturë

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se i dyshuari që kreu vrasjen në Prishtinë është shtetas turk.

Sipas burimeve viktima dhe i dyshuari kanë qenë së bashku në një veturë të tipit “Audi”.

Ende nuk dihet motivet e qarta se si ka ardhur deri tek vrasja, por dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dorasit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.