Si erdhi deri te ngordhja e 13 lopëve , e më pas hedhja e kafshës së ngordhur para AUV-it

Edon Gashi, fermer në “Dea farm” sh.p.k thotë se ferma e tij po falimenton për shkak të 25 lopëve të importuara nga Çekia që janë të infektuara me një virus.
Tash e nëntë muaj fermerit Gash inga Novobërda i kanë ngodhur 13 krerë lopë.
Sipas tij, lopët kanë një sëmundje të thundrave, e cila paraqitet pas shtatzanisë së tyre.
Ai thotë se kjo sëmundje u trashëgua edhe tek të vegjëlit e bagëtive.
Për këtë hall, Edoni dhe Fatmiri,babai i tij, nuk gjetën zgjidhje as te kompanitë garantuese e as të institucionet përkatëse.
Për këtë, fermeri Gashi zbarkoi dje kafshën e ngrodhur para hyrjes së AUV-it.
Mirëpo, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se sëmundja e tillë e kafshëve nuk përfshihet në listën e kompensimeve.
Por, fermerët e demantuan AUV duke treguar raportet e mëparshme të këtij institucioni që vlerësuan se higjiena ishte në nivel.


Edhe kompania garantuese e lopëve tha se “lopët që kanë pasur probleme janë nga ato që kanë qenë në fermën e tij para se t’i merrte lopët e ndërmjetësuara nga ne. Të tjerët nuk kanë pasur probleme të këtij theksi.

Problemet i ka paraqitur pas tetë muajsh dhe se sëmundja në fjalë nuk mund të mos jetë e dukshme mbi tetë muaj. Dhe për këtë është dashur të njoftohet Agjencia e veterinës dhe ushqimit sepse ata kanë kryer kontrollë në hyrje në Kosovë”./IndeksOnline/