17:08 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / OSH

Si është jeta në qytezën arbëreshe ku norma e vaksinimit është 104%

Një zonë e vogël në Siçili sfidoi matematikën duke patur një normë vaksinimi 104%, një shifër që në dukje të parë mund të duket e çuditshme.

Normat e vaksinimit llogariten nga autoritetet shëndetësore për popullsinë zyrtare të një qyteti ose fshati dhe teorikisht mund të rriten mbi 100% nëse njerëz jorezidentë bëjnë vaksinën atje. Në Palazzo Adriano, një qytezë dhe komunë me origjinë arbëreshe e vendosur në shpatet veriore të Monte delle Rose, një pjesë e mirë e popullsisë e ka bërë vaksinën dhe do të bëjnë dozën e tretë.

“Duket si një statistikë e pamundur,” tha për Guardian me krenari kryetari i bashkisë, Nicolò Granà. “Por, në fakt, në Palazzo Adriano janë vaksinuar edhe ata banorë që jetojnë në qytetin tonë, edhe pse nuk janë banorë zyrtarë dhe persona të tjerë që jetojnë në fshatrat fqinje.”

“Marsin e kaluar, ne kishim frikë nga më e keqja,” tha Salvatore Spata, 54 vjeç, këshilltar për kulturën e fshatit. “Një murgeshë dhe një prift, të ardhur nga një qytet tjetër dhe që nuk e dinin se ishin pozitive, infektuan disa banorë, duke shkaktuar një shpërthim që preku rreth 16 banorë. Fatmirësisht në ato ditë kishte nisur fushata e vaksinimit.”

Ai e përshkroi përpjekjen e vaksinimit si “një fushatë e me fjalë” duke shfrytëzuar maksimalisht rrjetet njerëzore të Palazzo Adriano.

Si është jeta në qytezën arbëreshe ku norma e

“Të paktën një përfaqësues i çdo familjeje në fshat kalon çdo ditë nga sheshi. Përfituam nga ato marrëdhënie intensive mes të afërmve dhe miqve për të përhapur fushatën e vaksinimit. Gjithçka që duhej të bënim ishte të informonim çdo person që takuam, duke i kujtuar që të vaksinoheshin dhe, të nesërmen, të afërmit e tyre u shfaqën në laborator për të bërë vaksinën.”

Aty ku kishte shqetësime për vaksinën, u krijua një grup në WhatsApp prej qindra banorësh për t’i diskutuar ato. “Në këtë grup, ne iu përgjigjëm lajmeve të rreme dhe i siguruam njerëzit për sigurinë e vaksinave,” tha Granà. “Jam i bindur se, nëse do të kishim përhapur informacione të gabuara për rreziqet e vaksinave, sot do të ishim këtu për t’ju ??treguar një histori tjetër – atë të dhjetëra vdekjeve nga Covid që do të rrezikonin përgjysmimin e banorëve.”