Si është situata në Ukrainë?

Situata në Ukrainë vazhdon të jetë e tensionuar, teksa vendi hyn në ditën e 19-të të pushtimit. Më poshtë është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të 24 orëve të fundit.
Një raund i ri bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet të sot përmes lidhjes online dhe do të fillojë në orën 10:30 të mëngjesit me kohën e Kievit.
Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë goditur katër avionë që i përkisnin forcave ruse në 24 orët e fundit, duke shtuar se kanë nisur “sulme dërrmuese” me bazat ruse në terren.
Sot nuk do të ketë evakuime civile nga Sumy, një qytet që ka qenë skena e luftimeve të ashpra për javë të tëra.
Në qytetin e Mariupolit, ata që arritën të shpëtonin i thanë BBC-së se zonat e banuara ishin bombarduar pa pushim ditë e natë.
Në qytetin Rivne, një kullë televizive thuhet se është dëmtuar si rezultat i një sulmi me raketa ruse.
Rusia dyshohet se ka kërkuar nga Kina ndihmë ushtarake dhe ndihmë për t’iu shmangur sanksioneve. Ambasada e Kinës në Uashington ka thënë se nuk është në dijeni të kësaj kërkese.
ShBA paralajmëron se Kina do të përballet me “pasoja” të ashpra nëse ndihmon Rusinë.