Si falimentoi kompania më e vjetër e udhëtimeve në botë?
Pas 178- vjetësh në treg, “Thomas Cook”, firma më e vjetër e udhëtimeve, falimentoi. Rreth 600 mijë persona mbetën “midis 4 rrugëve”
Njoftimi i CEO-s së kompanisë, Peter Fankhauser, erdhi pasi bordi dështoi të siguronte një marrëveshje me Qeverinë, për ta shpëtuar nga borxhi 1.6 miliardë funte.
Por, kur u kthye gjithçka përmbys? Sipas Simon Calder, redaktorit të prestigjiozes “The Indipendent”, telashet e |Thomas Cook”-ut erdhën pasi kompania po i qëndronte besnike “të vjetrës”, refuzoi të transformohej e të ecte me hapa kohe.
“’Thomas Cook’ solli revolucionin e udhëtimeve, bëri gjëra të mrekullueshme, industrializoi udhëtimet, shpiku paketat e udhëtimeve”, deklaroi Calder për Euronews-in, transmeton Scan.
“Por në fund të shekullit XX, veçanërisht në fillim të shekullit XXI, kompania e shpërqendroi vëmendjen. Nuk arritën të kuptonin se njerëzit, sidomos të rinjtë, nuk po përdorin më agjencitë e udhëtimeve, në të cilat duhet të paraqiten fizikisht”, shtoi Simon Calder, transmeton albinfo.ch.
Redaktori i “The Indipendent”-it theksoi faktin se firma më e vjetër e udhëtimeve nuk u kushtoi rëndësi linjave të mëdha ajrore “low-cost”, si “EasyJet”-i apo “Ryanair”-i.