75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 19 Tetor 2025 / BA

Si gjithmonë, Kim Kardashian ‘rrëmben’ vëmendjen në tapetin e kuq të Academy Gala

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të Academy Gala 2025, me një veshje unike të krijuar nga Maison Margiela.

Pamja, e cila përfshinte edhe një mbulesë fytyre, është marrë drejtpërdrejt nga koleksioni Fall Couture 2025 i shtëpisë së njohur të modës, shkruan IndeksOnline.

Sipas Vogue Magazine, Kardashian ishte një nga të ftuarat më të komentuara të mbrëmjes, duke sjellë një kombinim të elegancës klasike dhe stilit avangard që karakterizon Maison Margiela.

Kjo paraqitje e Kimit u vlerësua si “magjike” dhe “e guximshme”. /IndeksOnline/