21:26 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Si gjithnjë, Elvana Gjata paraqitet me stil të veçantë

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata, është krijuese e shumë hiteve ndër vite.

33-vjeçarja është aktive në skenën muzikore që nga viti 2002, kur u paraqit në “Ethet e Së Premtes 1”, shkruan Indeksonline.

Nga ajo kohë ajo ka sjellë hite të shumta, por ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të paraqitjeve të saj dhe stilit të veçantë që e ka.

Edhe së fundmi ajo e ka dëshmuar se është një këngëtare me një stil mjaft unik.

Në fotografitë e fundit ajo shihet mjaft atraktive në një ambient të bukur. /Indeksonline/