Si humbi jetën ylli i “Netflix” në moshën 37 vjeçare?

Aktori i njohur, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi është rrëzuar nga pallati i tij.
Aktori Menglong, i njohur më së miri për rolin e tij në serialin “Eternal Love” të Netflix, ndërroi jetë në lagjen Chaoyang të Pekinit, Kinë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Megjithatw, deri më tani është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Menglong, por policia ka përjashtuar çdo mundësi që dinamika të ketë qenë kriminale.
Vendas i Xinjiang-ut, ai u bë i famshëm duke garuar në një konkurs kinez kënge, të quajtur “Super Boy” në vitin 2013. Ai vazhdoi të luante në projekte si The Legend of the White Snake, “Go Princess Go” dhe “The Moon Brightens You”. Paraqitja e fundit e artistit erdhi në serialin e vitit 2025 “Feud”.