75 Mall Live Search
08:55 / E Martë, 24 Maj 2022 / B O

Si i shpëtoi Putini atenatit në fillim të luftës ndaj Ukrainës

Vladimir Putin thuhet se i ka mbijetuar një atentati në fillim të luftës në Ukrainë, raporton shërbimi sekret ukrainas.

Kyrylo Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, tha se përpjekja ndodhi pasi ushtria ruse pushtoi Ukrainën.

Sipas Budanov, përgjegjësit për atentatin ndaj Putinit ishin nga Kaukazi, shkruan Indeksonline.

“Ishte një përpjekje shumë e pasuksesshme, por ishte një përpjekje. Përgjegjësit ishin nga Kaukazi” ka thënë ai.

Raportohet se Putin ka rritur sigurinë në masë të madhe. Ai ka angazhuar njerëz të afërt të tij që të shijojnë secilin ushim para se të ushqehet ai nga frika e ndonjë helmimi të mundshëm.

Poashtu, Putin ka pas vete snajperistë elitarë dhe mjek të afërt të cilët e përcjellin hap pas hapi./Indeksonline/