Si ia humbi VAR-i 29 mijë euro këtij personi në bastore?
Një tifoz nga Readingu ishte shumë afër që të fitonte 29 mijë euro.
Ai kishte parashikuar rezultatet e sakta për 5 ndeshje, 4 prej të cilave i qëlloi.
Megjithatë për ironi të fatit ishte teknologjia VAR, ajo që ia humbi mundësinë për të fituar këtë shumë të madhe parash.
Ndeshjen Brighton – Everton e kishte parashikuar me rezultat 1:2 dhe deri në minutën e 80-të ishte ky rezultat.
Në at moment gjyqtarët e VAR-it pasi e shikuan rastin nga 14 kamera të ndryshme vendosën t’i jepnin penallti Brightonit, të cilën e konvertoi në gol Neil Maupay.
Ndeshjet e tjera që i kishte parashikuar me rezultat të saktë janë si vijon:
Swansea 1-0 Cardiff
Rangers 2-1 Motherwell
Arsenal 2-2 Crystal Palace
Liverpool 2-1 Tottenham.
/Indeksonline/
