Si ishte dhe si u rrafshua hoteli “Tropikal”, nën rrënoja ende të bllokuar dy kosovarë
Ajo çfarë ka mbetur nga hoteli “Tropikal”, që u shemb ditën e sotme në Durrës, janë vetëm gërmadhat.
Report Tv ka siguruar pamjet e këtij hoteli si ka qenë, ndërkohë që tashmë kanë mbetur vetëm mbetjet inerte.

Në këtë hotel gjenden të gjallë dy vëllezër kosovarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar për disa orë në pjesën e korridorit të hotelit të rrënuar.
Ata vijojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja, ndërsa policia vijon përpjekjet për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre të gjallë.