Si ja dalin gratë franceze të jenë shumë elegante, por të lidhura me ushqimin

Gratë franceze janë një etalon i elegancës dhe sharmit falë disa ritualeve të vogla. Shumë revista të njohura frymëzohen nga to. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë nga ne do të donin të dinin sekretet se si ato qëndrojnë elegante, edhe pse i kënaqin nepset e tyre me prodhimet fantastike të kulinarisë franceze, vërtet të parezistueshme. Tingëllon shumë interesante, prandaj po ju tregojmë disa këshilla…
Moderimi është fjala bazë
Francezet nuk e mgingarkojnë kurrë veten kur është fjala për ushqimin. Është e vërtetë që vaktet e tyre përbëhen nga mishi dhe salcat e rënda, të cilat mund t’ju shkaktojnë infarkt vetëm kur e mendoni se mund t’i hani vazhdimisht. E pra, për gratë franceze, modelimi është çelësi për t’u dukur mirë. Gjithashtu ato nuk besojnë në ‘kufizimin e vetes’ , pasi kjo mund t’i dëmtojë kur nuk janë shumë të kujdesshme. Për më tepër, një gotë verë gjatë vakteve nuk ua shkatërron dietën, pasi qëllimi i tyre është ta kombinojnë këtë pije me ushqimin, për të përftuar një shije më të fuqishme nga ushqimi i tyre.
Zgjedhin produkte të freskëta
Nëse keni qenë në Francë ose po planifikoni të bëni një udhëtim atje, sigurohuni që t’u kushtoni vëmendje ushqimeve që shërbehen në restorante. Do të zbuloni se shumica e tyre shërbejnë ushqime të freskëta dhe kjo është një prej arsyeve pse shumë francezë janë elegantë. Konsumimi i ushqimeve të freskëta si frutat dhe perimet bën të mundur që trupi juaj të marrë lëndët e nevojshme ushqyese qe metabolizmi të funksionojë si duhet dhe për të mbajtur larg radikalet e lira të cilat dëmtojnë shëndetin.
Nuk konsumojnë, por ushqehen. Nuk hanë në këmbë, por shijojnë
Problemi i shumicës prej nesh është se e kemi zvogëluar tej mase kohën që i dedikojmë konsumit të një vakti. Oraret tona të ngjeshura na bëjnë që shpesh t’i konsumojmë ushqimet në tryezën e punës, sepse kemi shumë gjëra për të bërë. Por për gratë franceze, ushqimi shijohet ngadalë dhe nën shoqërinë e miqve e familjes. Të hash gjatë qëndrimit në këmbë nuk është një ide e mirë në Francë dhe është një praktikë që duhet ta ndjekim nëse duam të qëndrojmë në formë. Duke qëndruar ulur dhe duke i kushtuar vëmendje asaj që konsumojmë, do të jemi më të vetëdijshëm për të kuptuar nëse jemi apo jo të ngopur.
Ecja është e detyrueshme
Mos e nënvlerësoni kurrë fuqinë e ecjes kur është fjala për të mbajtur larg peshën e tepërt. Ky është një nga sekretet që gratë franceze ndjekin për të qenë të bukura dhe elegante. Nëse keni mundësi ta bëni rrugën nga puna në shtëpi në këmbë, ose nëse keni afër një park apo lulishte, mos përtoni kur është fjala për të ecur.