S’i ka “gajlet” e zgjedhjeve, Edona e kalli atmosferën mbrëmë në një dasmë
Ndërsa shumëkush po fliste për tensionet paszgjedhore, këngëtarja e njohur Edona Llalloshi, e cila në zgjedhjet e shkurtit u zgjodh deputete nga radhët e Vetëvendosjes (VV), ka treguar se nuk e harron pasionin e saj për muzikën.
Ajo ka performuar mbrëmë në një dasmë madhështore, ku ka ndezur atmosferën me zërin dhe energjinë e saj, shkruan Indeksonline.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale, Edona shihet duke kënduar me shumë entuziazëm, teksa të pranishmit vallëzojnë pa ndalur.
Me këtë paraqitje plot gjallëri, deputetja dhe artistja e njohur dëshmoi se di ta ruajë ekuilibrin mes jetës politike dhe pasionit për skenën muzikore./Indeksonline/

