75 Mall Live Search
21:51 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Si ka ndikuar transferimi i Cristiano Ronaldos në Seria A

Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin verën e kaluar dhe ai jo vetëm që i ndryshoi gjërat në Juventus por edhe me tifozët nga klube të ndryshme.

Juve mund të ketë mbizotëruar në Itali për gati një dekadë, por ata e transferuar Ronaldon verën e kaluar për ti ndihmuar në garat në Evropë.

Edhe një herë Zonja e Vjetër fitoi Serinë A, për të tetë vit radhazi, por ata me siguri do ta kishin bërë këtë edhe pa Ronaldon, transmeton Indeksonline.

Një vend ku ai pati ndikim ishte në terrenin e të gjithë kundërshtarëve, megjithëse shumë më pak tifozë shkonin në ndeshjet e Juventusit sesa në sezonin e kaluar.

Ndërsa tifozët e shumicës së klubeve duket se përfitojnë nga rasti për ta parë Ronaldon si një arsye për të shkuar dhe për të parë ekipin e tyre vendase që luajn kundër Juventusit, kishte disa që morën qëndrimin e kundërt./Indeksonline/.