10:34 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Si kishte dështuar shërbimi rus t’i bënte shantazh këtij presidenti përmes disa videove intime?

Në vitin 1957, shërbimi sekret rus, ‘KGB’ kishte provuar që t’i bënte shantazh presidentit të parë të Indonezisë, Ahmed Sukarno.

Shërbimi sovjetik kishte vendosur kamera në një dhomë hoteli atij duke kryer marrëdhënie me disa femra ruse.

Pas kësaj, KGB e kishte ftuar presidentin indonezian në një kinema në Moskë, duke ja shfaqur videot e tij duke kryer marrëdhënie seksuale, transmeton Indeksonline.

Në ato momente, anëtarët e shërbimit rus kishin pritur që ai të lutej për mëshirë por Sukarno kishte befasuar ata.

Ai kishte kërkuar që t’ia sjellin disa kopje pasi që dëshironte të ua shfaqte popullit të tij se si ai i ka joshur femrat ruse.

Këtë tregim e gjeni në librin “Killing Hope: U.S. Military and CIA Interventions Since World War II” i shkruar William Blum./Indeksonline/