Si kurrë më parë, Bora Zemanin përlotet në emision

Një fanse e emisionit “Për’Puthen” kishte bërë një surprizë për Fatjonin në puntatën e sotme. Brenda kutisë kishte një shishe verë, një lule dhe një letër.
“Të japësh një shans të dytë, nuk të ul burrërinë por të tregon më burrë. Urojmë që këtë shishe ta hapësh në vendin e duhur dhe personin e duhur. Ky trëndafil nuk është për ty, por t’ia dhurosh Anës. Ndërsa çokollatën ta hash vetë dhe të ëmbëlsosh pak zemrën”, shkruhej në letër.

Të gjithë u përlotën nga fjalët. Fatjoni i prekur emocionalisht, u ngrit dhe i dhuroi lulen Anës.
Ndërkohë, pjesa tjetër e studios, nuk i përmbajtën emocionet dhe u panë të përlotur. Ndër ta, moderatorja Bora Zemani, e cila në pamundësi për të folur, i kërkoi opinionistit Arjan Konomi të “merrte situatën në dorë”.

