15:32 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Si kurrë më parë, Kim Kardashian duket “zjarr”

Burri i saj Kanye West raportohet se është në mes të një episodi bipolar pas intervistës së tij katër orësh të Forbes që erdhi pasi ai njoftoi se do të kandidonte për president në vitin 2020. 

Por puna nuk ka të ndalur për Kim Kardashian ndërsa ajo u pa në mediat sociale të martën për të promovuar veshjet më të fundit të Skims. 

39-vjeçarja ndau një seri fotografish ku figura e saj dukej perfekte, e kruar dhe tejet seksi.

“Sapo u lansuan veshjet Skims – bazat e hijshme dhe seksi për t’ju shoqëruar gjatë stinës së verës. E disponueshme tani në 4 ngjyra dhe në madhësi XXS – 4X në SKIMS.COM”, përshkruajti fotografitë ylli televiziv.

Kim u paraqit në të gjitha stilet e ndryshme nga fushata në ngjyrat nudo, të bardha dhe ato me ngjyra./Indeksonline/