13:37 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / AR

Si lahen astronautët në hapësirë?

Jeta në  Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) është jashtëzakonisht interesante, por edhe e vështirë. Astronautët gjatë qëndrimit të tyre atje duhet të përshtaten me një mjedis të ndryshëm nga ai i Tokës. Ata duhet të punojnë, të hanë, të pinë, të shkojnë në tualet dhe të qëndrojnë të pastër.

Të gjitha këto gjëra të përditshme, që mund të duken rutinë, por në Stacion marrin një thelb krejtësisht tjetër për shkak të mungesës së gravitetit. Një nga vështirësitë që hasin është larja e flokëve.

Astronautja italiane, Samantha Cristoforetti, e cila së fundmi “u zhvendos” në ISS dhe ndan në rrjetet sociale sekretet e të mbijetuarit në vakum absolut dhe në videon e saj na tregon se si kujdeset për flokët e saj dhe si i mban të pastër.

Siç e përshkruan ajo, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nuk lahen në mënyrën e zakonshme, por përdorin sapun të lëngshëm, ujë dhe shampo pa shpëlarje.

45-vjeçarja e tregon live procesin dhe duket vërtet shumë interesante. Fillimisht, ajo vendos në kokë sapun të lëngshëm me pak ujë, por pa e shpëlarë në fund.

Më pas, ajo merr një peshqir dhe me lëvizje thith ujin e tepërt.

Samantha Cristoforetti rregullisht ngarkon në llogaritë e saj fotografi të jetës së saj të përditshme në hapësirë ​​dhe u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj rreth jetës në ISS.

Në postimet e kaluara ajo ka shpjeguar se si merr frymë në hapësirë pasi nuk ka oksigjen dhe ka treguar se si bën joga.