20:32 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

“Si lejohet të keqpërdoret emri i një heroine, siç është nana Rukë Haradinaj”

Deklarata e deputetës së VV-së, Fitore Pacollit, e cila ka përmendur shërimin e nënës së kryeministrit Ramush Haradinaj në Shqipëri, bëri që të ketë reagime të shumta.

Përmes një postimi, një reagim ka bërë edhe Valentina Gjinaj Mrijaj, përfaqësuese e shqiptarëve në Kroaci.

Ky është postimi i saj (pa ndërhyrhje):

” Qysh jeni katandise ashtu, qysh lejohet te keqperdoret emri i nje heroine siq eshte, nana Ruke Haradinaj. ?

A ka mbete drejtesi, ligje, njerezi e etike ne ate vend? A jeni bre normal?? …a dini qe na dhemb zemra shume (edhe neve qe jetojme jashte) kur prekni ne deshmor e heronje me deklarata skandaloze nga dikush qe buza tomel i ka qite gjate luftes, perderisa njerzit kane dhane shpirtrat e shpirtit per ate vend dhe lirine qe gezoni.

Juve, pushteti ju ka helmu e çnjerzu, deri ne piken qe asgje e shenjte s’ju ka mbete…s’keni as zot, as komb e as atdhe, asgje veç interesit… Turp!!!”