12:26 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

“Si lopë, e shpifur”, Bebe Rexha iu kthehet në shqip ashpër ndjekësve

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft e drejtpërdrejtë me fansat e saj, e herë pas here u jep atyre edhe mesazhe shumë të rëndësishme.

Një nga mesazhet që vazhdimisht ua dërgon ndjekësve përmes postimeve në rrjetet sociale, është që të duan veten e tyre, trupin e tyre, pasi askush nuk është perfekt.

Pak ditë më parë, ajo publikoi një video në “Instagram” ku shfaqej me bikini dhe tregonte pa asnjë problem “defektet” që kishte në trup.

Këto pamje janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit të cilat e kanë komplimentuar për guximin që ka. Por sigurisht ka edhe nga ata që e kanë kritikuar.

“Sic e dini ju e dini që unë jam shqiptare dhe unë mburrem me kulturën time, një video që e kam publikuar ditë më parë kam marrë shumë komente për trupin tim. Unë kam dashur të transmetojë se jo të gjitha femrat janë perfekte. Disa komentues më kanë quajtur “lopë”, nuk është kulturë të ofendoni njëri- tjetrin….”, ka thënë mes tjerash ajo.