12:46 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / k.v

Si mund ta dini se një person po përballet me mungesë vetëbesimi?

Vetëbesimi i ulët është problem me të cilin përballen jo shumë pak persona dhe sado që mund të duket një problem i vogël, në fakt, vetëbesimi i ulët ka shumë ndikim tek njeriut, në shumë aspekte, si në punë, shoqëri, mardhënie në çift, etj.

Në rast se ndiheni konfuz dhe nuk e dini se kur një person përballet probleme rreth vetëbesimit, më poshtë po ua paraqesim disa nga shenjat.

Agresiviteti: Meqë ata janë gjithmonë të pakënaqur me veten e tyre, priren të besojnë se janë të pavlefshëm dhe kështu kthehen agresivë shumicën e kohës. Ndonjëherë edhe deri në atë masë që edhe vlerësimet nuk funksionojnë, transmeton Indeksonline.

Pranojnë trajtim të dobët nga familja, miqtë dhe partnerët romantikë: Besoni apo jo, kjo është e vërtetë. Meqenëse nuk vlerësojnë vetveten ose nuk e kuptojnë vetëvlerën e tyre ata kanë tendencë të pranojnë çfarëdo mënyre si trajtohen.

Rritja e negativitetit: Nëse ai/ajo gjithmonë gjithmonë mendon për pasojat negative të cilat as që mund të ndodhin, kjo është për shkak të vetëvlerësimit të ulët.

Ankthi social: Çështjet e ankthit janë shumë të zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga një vetëbesim i ulët. Frika e tyre nga pasojat e trishtueshme i bën ata të shqetësuar. Ata besojnë se nuk do të pranohen dhe askush nuk do t’i pëlqejë.

Paaftësia për të pranuar komplimentet: Meqenëse ata gjithmonë mendojnë se nuk meritojnë asgjë, kur marrin një kompliment, ata bëhen pak të vështirë dhe nuk dinë si të reagojnë ndaj kësaj. Ata shumicën e kohës gjithashtu mendojnë se komplimentet nuk janë të vërteta.

Pritjet e ulëta: Ajo/ai do të ketë pritshmëri minimale nga gjithçka dhe gjithkush rreth tyre. Qoftë puna, familja, miqtë apo partnerët e jetës, ata nuk do të presin shumë, pasi mendojnë që vlejnë shumë pak./Indeksonline/