75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Si mund ta mposhtë coronavirusi, Donald Trumpin?

Një nga gjërat më të rëndësishme  që duhet të mësojmë si autor, është se tregimet tona duhet të jenë realiste. Kjo d.m.th. Që tregimet tona duhet të kuptohet shpejt nga njerëzit ordinerë. Tregimet amerikane pa marrë prasysh sa janë fanatstike, janë shumë  të qarta për shumicën e njerëzve ordinerë.

Të gjithë rreth Trumpit  e dinë se  është i frikësuar nga mikrobet. Duhet vetëm ta shikosh atë të shtrëngojë duart. Ai zgjat dorën e djathtë, shtrëngon  dhe pastaj e ul dorën shpejt në anën e tij.

Disa njerëz thonë se ai aq shumë ështe i fiksuar sa i urren njerëzit që kolliten ose teshtijnë në prani të tij, po ashtu u kërkon vizitorëve të lajnë duart  para se të hyjnë  të takohen me të. Trumpi, madje urdhëroi mjekun e Shtëpisë së Bardhë, që të kontrollonte sekretarin e shtypit të atëhershëm Anthony Scaramucci, pasi ai u kollit gjatë një fluturimi në “Air Force One”, shkruan IndeksOnline.