“Si mund të ju asistoj” – Ermal Krasniqi, asistuesi më i mirë i sezonit në Superligë

Sezoni i Superligës së Kosovës përfundoi dje.
Prishtina u shpall kampione, kurse në vendin e dytë dhe tretë ishin Drita dhe Ballkani, transmeton Indeksonline.
Golashënuesi më i mirë këtë sezon ishte Mirlind Daku i Ballkanit me 31 gola.
Listës së asistuesve i prin futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi. Ai ka arritur të bëj gjithsej 8 asistime këtë sezon.
Pas tij renditet futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi me gjithsej 7 asistime.
Ermal Krasniqi ishte ndër futbollistët më të dalluar këtë sezon. Ai ishte në formë tejet të mirë. Përveç asistimeve, ai arriti të shënoj 7 gola.
Ekipi i Ballkanit edhe pse pati në radhët e veta golashënuesin dhe asistuesin më të mirë të sezonit, përfundoi në pozitën e tretë./Indeksonline/