Si mund të mbyllen kazinotë në procedurë të shpejt ligjore në Kosovë?
Partia “Fjala” e Gëzim Kelmendit ka kërkuar që Lojërat e fatit dhe kazinotë të të mbyllen urgjentisht në Kosovë.
Ky subjekt ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që me procedurë të shpejtë ligjore të mbyllin gjitha lojërat e fatit dhe kazinotë në Kosovë.
“Lojërat e fatit dhe kazinotë përgjatë këtyre viteve të pasluftës në Kosovë kanë sjellë vetëm dëm dhe pasoja me fatalitet”.

Lojërat e fatit dhe kazinot kanë rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike të popullatës dhe kanë qenë shkaktarë të shumë vrasjeve të të rinjve.
Prandaj ne FJALA kërkojmë që urgjentisht të mbyllen gjitha lojërat e fatit dhe kazinotë në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre. /Indeksonline/