09:44 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / k.v

Si mund të përballosh frikën e fluturimit me avion?

Sot, fluturimi është edhe mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë e transportit ndërmjet vendeve. Por shumë prej nesh janë të terrorizuar nga mendimi i thjeshtë për të hipur në një avion. Pse është kjo dhe si mund të merremi me këtë ankth?

Administrata e Aviacionit Federal raporton se njësia e Organizatës së Trafikut Ajror menaxhon më shumë se 42,000 fluturime dhe 2,5 milionë pasagjerë çdo ditë.

Megjithëse diku rreth 10,000 avionë janë në ajër dhe në mënyrë të sigurt mbartin pasagjerët e tyre në destinacione në të gjithë botën, shumë prej nesh, ndjehemi të sëmurë vetëm duke menduar për ngritjen e avionit lartë në qiell.

Frika nga fluturimi, ose aviofobia, karakterizohet nga një shmangie shpesh ekstreme e avionëve, apo ndonjë gjëje që lidhet me fluturimin, duke përfshirë edhe aeroportet.

Është e rëndësishme të mësoni se çfarë veçanërisht e shkakton ankthin tuaj siç mund të jenë për shembull turbullirat gjatë fluturimit apo ndonjë gjë tjetër që lidhet me fluturimin i veçantë lidhur me fluturimin.

Mundohuni të kontrolloni gjërat që janë brenda mundësive tuaja duke eliminuar sa më shumë burimet e lidhura me stresin, transmeton Indeksonline.

Merrni frymë thellë,. Kjo do të ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë që të menaxhoni frikën gjatë kohës së fluturimit.

Dhe përfundimisht, mënyra më e mirë për të larguar frikën është duke udhëtuar sa më shumë. Mos i shmangni udhëtimet me avion ngaqë sa më shpesh që do të udhëtoni, frika juaj cdo herë do të bëhet më e vogël./Indeksonline/