75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Z S

Si mund të votojë mërgata në zgjedhjet e 12 tetorit?

Për dallim nga zgjedhjet e përgjithshme në të cilat qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë pasur mundësi të votojnë edhe në përfaqësitë diplomatike, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit kjo mundësi nuk do të ekzistojë më.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit tashmë mund të votojnë për zgjedhjet për kryetar komune vetëm përmes postës.

Ndër të tjera Elezi shtoi se përflitet se sipas Rregullores së re, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kujdeset që të gjithë shtetasve të Kosovës që regjistrohen me sukses për të votuar nga jashtë vendit, t’u dërgohen përmes postës fletëvotimi dhe materialet e tjera zgjedhore të nevojshme për votim./Indeksonline/