“Si mundet me ç’kap Kosovën LDK-ja, kur s’po arrijnë me ç’kapur partinë e tyre”
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti ka reaguar në drejtim të deklaratës së fundit të deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Hoti ka pyetur Abdixhikun se si mundet të ç’kapet Kosova nga LDK, kur ata nuk po arrijnë të ç’kapin partinë e tyre, transmeton Indeksonline.
Ai tha se LDK s’po arrin të ç’kapet nga konjukturat të cilat jo vetëm që janë pjesë e kapjes së institucioneve, por edhe mentalitet i një sistemi të shekullit të kaluar.
Postimi i plotë:
Disa eksponent të LDK-së po deklarohen për ndryshime rrënjesore në vendin tonë siq është Lumir Abdixhiku !
Por kam një pyetje: Si mundet me ç’kap Kosovën z. Abdixhiku me disa tjerë mbrenda LDK-së?
Kur ata s’po mundem me ç’kapur partinë e tyre nga konjuktura të cilat, jo vetëm që janë pjesë e kapjes së institucioneve në të gjitha nivelet por, janë edhe mentalitet i një sistemi të shekulliit të kaluar.