09:02 / E Hënë, 27 Gusht 2018

Si ndikon sheqeri në enët e gjakut

Varësisht nga ushqimet që përdorni, ndryshon edhe niveli i kolesterolit, në rast të rritjes së tij mund të dëmtohen arteriet apo enët e gjakut.

Mirëpo, kjo nuk është diçka aq e frikshme, nëse mësoni disa nga ushqimet e dëmshme dhe që është më së miri t’i shmangni.

Jo më sheqer

Sheqeri dëmton vazhdimisht shëndetin tuaj dhe luan një rol të madh në përhapjen e tipit diabetit të llojit 2, që dëmton funksionimin e enëve tuaja të gjakut. Konsumimi i tij i përditshëm është thuajse i ndaluar, dhe ju këshilloheni që të bëni shumë kujdes me të.

Mund të ju duket vështirë në fillim, mirëpo zvogëloni sasinë e sheqerit pak nga pak dhe do e shihni se mund të mësoheni pa të, e të jetoni edhe më shëndetshëm.