14:35 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si ndikon stresi në shtatzëni?

Ndikimi i stresit të nënës shtatzënë tek fëmija është i diskutueshëm. Disa ekspertë besojnë se periudhat e zgjatura të stresit të rëndë (si vdekja në familje, humbja e një pune etj.) mund të ndikojnë negativisht në shtatzëni, duke shkaktuar komplikime si lindja e parakohshme, pesha e ulët e lindjes madje edhe çrregullimet e gjumit dhe të sjelljes te fëmijët e vegjël.

Në fakt, disa studime kanë treguar se efektet e stresit kronik te fetusi janë minimale dhe se një nënë vuan shumë më tepër se sa foshnja e saj.

Stresi kronik mund të shkaktojë një numër simptomash fizike si problemet e gjumit, problemet e tretjes, dhimbje koke, tensionin e muskujve dhe presionin e lartë të gjakut. Gjëja më e rëndësishme është të kujtojmë se ne të gjithë përjetojmë stresi dhe kur jeni shtatzënë është e natyrshme që çdo emocion mund të përjetohet më shumë, duke përfshirë ato negative.

Nëse jeni shumë e shqetësuar për shkak të dëmit që mendoni se i shkakton stresi fëmijës, filloni duke pranuar atë që po ju pengon dhe kuptoni mënyrën më të mirë për të trajtuar këtë çështje.

Ndonjëherë ndihmon biseda me një grua tjetër shtatzënë ose me nënën.

Ose hidhini në letër mendimet tuaja, sepse kjo mund t’ju çlirojë. Ju mund të praktikoni edhe yoga gjatë shtatzanisë pasi është një praktikë shumë e shëndetshme.

E rëndësishme është të gjeni diçka që funksionon për ju, qoftë edhe diçka të thjeshtë si mbyllja e syve, një frymëmarrje e thellë ose ecja.

Duke qenë se çdo grua e përjeton stresin ndryshe edhe mënyrat e trjatimit mund të jenë të ndryshme.

Nëse filloni të përjetoni simptoma si ndjenja e trishtimit gjatë gjithë kohës, humbja e interesit në jetën tuaj, ndjiheni e pashpresë, flini ose hani më pak (më shumë) se zakonisht duhet të shkoni te mjeku.