75 Mall Live Search
21:09 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / AR

Si ndodhi aksidenti në afërsi të Komoranit ku vdiqën dy persona?

Dy persona e kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Fushticë në rrugën Komoran – Carralevë.

Viktimat janë një burrë dhe një grua që ishin duke udhëtuar me veturën e tyre të tipit “Golf 2”.

Si ndodhi aksidenti?

Vetura e tipit “Golf 2” me të cilin ishin duke udhëtuar tashmë viktimat.

Ata ishin duke shkuar nga Komorani në drejtim të Carralevës.

Ngasësi i veturës i ka tejkaluar disa vetura dhe në fund është goditur në veturën e tipit “Opel Astra” e cila ishte duke ardhur në kahun e kundërt.