14:38 / E Martë, 16 Janar 2024 / AR

Si ndodhi incidenti në Veri, aty ku u demoluan shtatë vetura? IndeksOnline ju sjell pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut janë plagosur dy persona.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spitalin në Mitrovicë të Veriut. Por, sipas tij ai është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, personi tjetër është plagosur lehtë.

“Nuk kemi arsye të besojmë se ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.