75 Mall Live Search
09:38 / E Martë, 20 Prill 2021 / A. M.

Si ndodhi plagosja e sekretarit të PD në Shqipëri, ja emrat e autorëve

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni. Sipas “Balkanweb”, policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim.

Përveç Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Troplini dhe shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD dhe e kanë dhunuar me grushte sekretarin demokrat. Më pas, ka shkuar Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të plagosur.

Nesër në Shqipëri votohet për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së, mes  kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami - Radio Kosova e Lirë