75 Mall Live Search
10:04 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Si ndodhi që Southgate ishte pozitiv me Covid-19 dhe nuk u tregoi futbollistëve

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate para një muaji kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por që nuk i kishte treguar lojtarëve të tij.

Siç raporton “The Sun”, 50-vjeçari ishte pozitiv me datën 25 tetor, ku për 10 ditë ishte i izoluar , gjatë kohës që futbollistët po zhvilloni ndeshjet e tyre në ligë, Southgat e përfundoi virusin dhe u testua negativ, shkruan IndeksOnline

Kështu, me 5 nëntor, trajneri i “Tre Luanëve” e konfirmoi se e ka kaluar virusin dhe që ka qëndruar p%r 10 ditë i vetë-izoluar duke mo pasur kontakt me asnjë njeri.

Kujtojmë se sonte me fillim nga ora 20:45, Anglia do të takohet me Belgjikën në kuadër të rundit të pestë të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/