12:53 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Si ndodhi tragjedia në Minierën e Artanës, tregon drejtori i saj Hysen Vrajolli

S’ ka kaluar as një orë që kur IndeksOnline raportoi për vdekjen tragjike të një inxhinieri dhe punëtori në minierën e Artanës, si pasoj e shembjes masive të dheut. Ndërsa për këtë rast të rëndë, për IndeksOnline është deklaruar drejtori i kësaj miniera Hysen Vrajolli.

Ai ka thënë se gjithçka kishte filluar teksa ata kishin kryer punën e tyre të zakonshme në minierë, kur edhe ndodhi tragjedia.

“Jemi kanë tu punu, në vend punishte, kur kemi dëgjuar se një inxhinier dhe një punëtor i ka zënë dheu. Të tjerët punëtor janë larguar. Kaq”, ka thënë shkurt Vrajolli.

Ai ka treguar se aktualisht ndodhen afër minierës dhe se askush nuk ndodhet brenda kësaj miniere.

Vrajolli, ndërkaq ka treguar se të gjithë punëtorët kanë qenë të pajisur me pajisjet mbrojtëse para se të fillonin punën.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet policore.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar.

/IndeksOnline/