Si ndodhi transferimi i Gentrit Salihut në Porto?

Mesfushori i Besës se Pejës, Gentrit Salihu, ka bërë një hap gjigand në karrierë, duke nënshkruar me ekipin portugez, Porto.
Por, ai që e mundësoi këtë transferim ishte menaxheri Lorik Aliu.
Aliu ka vite që e kishte përcjellur mesfushorin e talentuar.
Loriku është bashkëpunëtor i ALF Sports që menaxhohet nga Altin Lala, klient i së cilës është Milot Rashica. Kjo kompani ka negociuar me Porton për transferimin e Salihut.
Mesfushori 18 vjeçar është huazuar për një vit te Porto me të drejtë blerjeje.
Shuma e transferimit është mbi 1 milionë euro me bonuse.
Besa do të ketë përqindje të konsiderueshme në transferin e arshshëm.