20:26 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Si ndryshon gjuha e dashurisë për 12 shenjat e horoskopit/ ja si të bëni për vete secilën prej tyre

Gjithësecili prej nesh ka gjuhën e vet të dashurisë, e nëse ende s’e keni zbuluar tuajën, astrologjia mund t’ju ndihmojë ! Si e shprej një person dashurinë, nuk e shpreh një tjetër, por më poshtë do të përshkruajmë mënyrën sesi çdo shenjë e horoskopit dëshiron të dashurohet nga partneri. 

Dashi:

Marsi, planeti i motivimit dhe i veprimit drejton shenjën tuaj, kjo është arsyeja përse jeni kaq pasionantë në çdo gjë që merrni përsipër. Nëse ju nuk dashuroheni me pasion, apo nuk merrni të njëjtën energji që emetoni, lëreni fare sepse e dini dhe vetë që nuk e keni të gjatë lidhjen. Takimet spontane, aventurat dhe gjithçka surprizuese do t’ju bëjë të ndiheni e dashuruar !
Demi

Si një shenjë toke që jeni, keni reputacionin e të qenët një shenjë praktike e me këmbë në tokë !Nuk jeni flirtues, por kjo nuk do të thotë që nuk jeni romantik. Përkundrazi, Venusi është planeti juaj udhëheqës, ndaj ju kërkoni të ndiheni të përkedhelur e të dashur gjatë gjithë kohës.

Binjakët
Kjo shenjë e ka të vështirë të qëndroj në lidhje të gjata, sepse ka një axhendë tepër të zënë. Nëse ju nuk hiqni dorë dhe zini vend në atë axhendë me një telefonatë, një takim të shpejtë poshtë punës apo me lule e çokollata, ia fituat zemrën binjakëve.

Gaforrja 
Kur vjen puna tek dashuria, kjo shenjë ose jep 100% nga vetja, ose nuk merr as mundimin të flirtojë. Është një shenjë tepër emocionale, që e ka të vështirë të hapet apo t’ju tregojë shumë gjëra rreth vetes. Nëse ju jeni të parët që e bëni këtë gjë dhe i hapni zemrën një gaforreje, e fituat një të dashur zemre përgjithmonë.

Luani
Ndryshe nga se besohet Luani ËSHTË romantik ! Thuhet se janë materialistë, por zemrën nuk mund t’ia fitoni dot me bizhuri e veshje ! Një mesazh gjatë ditës, një puthje e beftë apo përkujdesja që do tregoni ndaj tyre është çelësi për t’u fituar zemrën. Bëjeni të ndihet e veçantë dhe e vetmja për JU dhe do të jetoni të lumtur përgjithmonë.

Virgjëresha
Bëjeni të besojë që keni nevojë për ta! Kërkoni ndihmën e tyre, bëjani të ditur sa të rëndësishëm janë për ty dhe ja ku keni fituar një Virgjëreshë për jetë. “Faleminderit për gjithçka që bën për mua” vlen më shumë sesa Të dua.

Peshorja
Një partner që kalon 70% të kohës së tij me një peshore, është ideali për këtë shenjë. Do të dashuroheni me dikë që pëlqen bisedat e gjata, që nuk lodhet duke folur me ty apo për ty. Peshorja është shenjë që luhatet ndaj që të ndihet mirë kërkon një shpatull mbështetëse.

Akrepi
Qetësia dhe drejtësia juaj do e bëjë për vete një akrep. Kjo shenjë nuk do të dashurohet si e çmendur, por kërkon qendrueshmërinë dhe shumë përputhshmëri në shtrat. Po s’qe e plotësuar në këtë aspekt, një akrep largohet në kërkim të një dashnori të zjarrtë.

Shigjetari
Nëse keni në krahë një person që beson tek ju dhe ju mbështet për të përmbushur çdo ëndërr atëherë keni gjetur shpirtin binjak. Shigjetari kërkon një MIK tek çdo person, më pas një të Dashur.

Bricjapi
Serioz dhe me këmbë në tokë ! Kaq duhet që një person të jetë një partner potencial i bricjapit . Para së gjithash kjo shenjë vlerëzon qëndrueshmërinë dhe jo pasionin!

Ujori

Për të mos ju përshkruar si egoistë, po themi që jeni në botën tuaj, pëlqeni të rrini vetëm, e gjithmonë vendosni nevojat tuaja të parat. Ai person që plotëson këtë botën tuaj ideale, është dhe shpirti juaj binjak. Ju nuk keni nevojë për shumë njerëz në jetën tuaj, por ata pak që janë të pranishëm duhet të jenë po aq “të çudtishëm” sa ju!
Peshqit
Darkat me qirinj, trëndafilat mbi krevat, mesazhet e letrat e dashurisë… a ka mënyrë më tradicionale e të shprehurit të dashurisë? Pikërisht këtë gjë duan peshqit për t’u ndjerë të dashuruar. Nuk duan as mbështetje, as qëndrueshmëri e asnjë njeri me këmbë në tokë… duan një njeri pasionant që u plotëson çdo tekë.