Si ndryshon vagina e një gruaje pas të 40-ave; Ja çfarë shkakton ulja e nivelit të estrogjenit
Menopauza ka të ngjarë të shoqërohet me afshe të nxehta, luhatje humori , por a e keni menduar ndonjëherë se si kjo periudhë ndryshimesh ndikn në vaginën tuaj? Duket se ulja e nivelit të estrogjenit gjatë menopauzës ndikon më shumë sesa thjesht në gjendjen tuaj shpirtërore dhe ciklin juaj ! Menopauza mund të shkaktojë ndryshime fizike në pjesë të tjera të trupit tuaja.
Ndryshimet vaginale mund të ndodhin në të gjitha fazat e menopauzës: perimenopauza, menopauza dhe postmenopauza. Nga thatësia deri tek ndryshimet në madhësinë dhe formën e vaginës tuaj, këto ndryshime mund të jenë domethënëse por që konsiderohen normale.
Më poshtë do të lexoni saktësisht se si vagina juaj ndryshon pas të 40-ave tuaja (në rast se nuk vuani nga menopauza e hershme e këto ndryshime mund të shfaqen më herët)
1. Mund të krijohet një mjedis i thatë që shkakton kruarje të vazhdueshme
Estrogjeni ndihmon që muret tuaja vaginale të lubrifikohen. Me më pak estrogjen, do të vini re që vagina juaj ndihet shumë më e thatë. E njohur si atrofi vaginale, rrallimi dhe tharja e mureve të vaginës mund të çojë në simptoma të tjera, përfshirë kruajtje vaginale dhe djegie, sipas Klinikës Mayo.
2. Mund të ketë më shumë mundësi të keni gjakderdhje gjak gjatë seksit
Për shkak se lëkura në zonën vaginale bëhet më e hollë dhe më e brishtë gjatë menopauzës, aktet seksuale mund të shoqërohen me gjakderdhje.
3. Mund të tkurret në madhësi.
Mungesa e aktivitetit seksual mund të ndryshojë formën e vaginës tuaj. Vagina përbëhet nga inde të muskujve, dhe si çdo muskul tjetër, nëse nuk përdoret shpesh, mund të tkurret dhe të humbasë elasticitetin. Mënyra më e mirë për të mos lejuar që kjo të ndodhë është të vazhdoni të bëni seks ose të masturboheni (me depërtim vaginal) gjatë menopauzës.
4. Mund të bëhet më e prirur ndaj infeksioneve urinare
Nivelet më të ulëta të estrogjenit jo vetëm që mund të hollojnë dhe thajnë
shtresat vaginale , por gjithashtu mund të ndikojnë në shtresat e traktit urinar duke rritur rrezikun për t’u prekur nga infeksionet e traktit urinar e urinim më të shpeshtë.
5. Aroma
Gjatë menopauzës, shumë gra vërejnë sekrecione të rrjedhshme të cilat shkaktohen nga ndryshimi i pH në vaginë. PH i vaginës bëhet më pak acid, kjo si rezultat i rënies së niveleve të estrogjenit. Living