“Si në 1967-ën!” Parashikimi i frikshëm i një viti më parë për tërmetet
Një tërmet i fuqishëm shkundi Tiranën sot paradite, por është ndier i fortë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si Durres, Fier, Vlorë, Shkodër.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët në Tiranë, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe zyrat e kanë dalë në rrugë.
Tërmet ka shkaktuar edhe probleme me internetin dhe telefoninë në vend.
Ndërkohë, kujtojmë se një vit më parë kur Shqipëria u përfshi nga zjarret e shumta, kreu i Emergjencave Civile, Shemri Prençi, gjatë një konferencë për shtyp, paralajmëroi se pas zjarreve vendi rrezikon tërmete si ato të vit 1967.
Ai u shpreh se “pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm… së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërtëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë etj”.
Sipas tij “ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zot të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”.
Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristikë e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.