Si në 99-tën, Amerika e lindur për ta mposhtur Serbinë

Amerika është finalisja e dytë e Lojërave Olimpike në Basketboll.
Yjet e ShBA-së, në gjysëmfinale fituan ndaj Serbisë, me rezultat 95-91, me një rikthim senzacional në çerekun e fundit, shkruan IndeksOnline.
Serbia ishte duke udhëhequr ndeshjen që nga fillimi, derisa para fillimit të çerekut të fundit kishte një epërsi prej 13 pikëve, por basketbollistët amerikanë i ”dhezën motorrët” dhe përmbysen rezultatin.
Stephen Curry ishte basketbollisti më i dalluar i USA, me 36 pikë, i ndjekur nga Joel Embiid me 19 pikë dhe LeBron James me 16 sosh.
Te Serbia u dallua Bogdan Bogdanovic me 20 pikë.
Në finale, Amerika do të përballet me Francën, e cila e mposhti Gjermaninë./IndeksOnline/