Si në ëndrra, Messi siguron edhe një finale me Inter Miami, bën dy super-asistime

Pak ditë pasi ia siguroi trofeun e parë në historinë e klubit, Leo Messi e ka udhëhequr Inter Miamin drejt një finaleje tjeter.
Në gjysëmfinalen e luajtur ndaj Cincinattit, ndeshja përfundoi 3 me 3 dhe ishte dramë e vërtetë. Leo Messi bëri dy super-asistime për skuadrën e tij, njëri nga ta në sekondat e fundit të ndeshjes për të çuar sfidën ne vazhdime.
Në penallti Messi shënoi nga pika e bardhë, ndërsa Inter Miami siguroi finalen e US Open Cup Final. /Indeksonline/