Si në filma, kontrabandisti braktis furgonin dhe i ikë Policisë së Kosovës, konfiskohen mallra mijëra euro në pikën kufitare!

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Njësitë patrulluese të DRK-Lindje, gjatë një prite në afërsi të fshatit Bllacë, kanë ndaluar një furgon me mallra të kontrabanduara, ndërsa i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, shkruan Indeksonline


Në automjet u gjetën mallra të ndryshme, përfshirë veshmbathje të markave të njohura, mjete pune, motor për fëmijë, bizhuteri dhe produkte kozmetike. Vlera e përgjithshme e mallit të sekuestruar, bashkë me automjetin me targa të falsifikuara, kalon shumën prej 35,000 euro.



Rasti është proceduar si “kontrabandim me mallra”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.





