75 Mall Live Search
13:19 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Si në filma – Rrëmbehet një person në Mitrovicë, i kërkuan 20.000 euro për lirimin e tij!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës, në raportin e saj, ka shpjeguar se ka arrestuar tre persona të cilët  e kishin rrëmbyer një person tjetër.

Për ta liruar atë, të dyshuarit e thirrën në telefon vëllain e viktimës duke ia kërkuar 20.000 euro.

Nga njësitë policore është takuar dhe liruar viktima, kurse pas intervistimit  dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe i treti është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/