Si në “kohën e gurit”, Gadimja e Lipjanit qe 3 ditë pa rrymë!
“Koha e Gurit” ka përfunduar, por jo edhe në Republikën e Kosovës.
Janë bërë tri ditë kur fshati Gadime i Lipjanit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Ndërprerja e rrymë po del të jetë si pasojë e disa problemeve teknike.
Banorët kanë kërkuar përgjegjësi nga kompania KEDS, mirëpo këta të fundit janë arsyetuar se janë duke rregulluar këtë problem.
Vlen të theksohet se shumë biznese dhe lokale të këtij fshati janë duke pësuar pa rrymë. /Indeksonline/
