75 Mall Live Search
08:48 / E Diele, 09 Mars 2025 / Gj. Sh

Si në kohët e vjetra, Sergio Ramos shënon tjetër gol në futbollin meksikan (VIDEO)

Pavarësisht moshës, Sergio Ramos edhe pse mbrojtës, njihet për golat e tij nga ndërprerjet.

38-vjeçari, i cili gjatë afatit kalimtar të janarit u transferua te skuadra meksikane Monterrey, ka shënuar golin e dytë, në tre ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Ramos shënoi golin e vetëm për Monterrey, në barazimin, 1-1 ndaj Cruz Azul.

Spanjolli njihet për golat e tij të shumtë me kokë, si arma e tij më e fortë, dhe të njëjtën e bëri mbrëmë, duke shënuar në minutën e 12-të të ndeshjes./IndeksOnline/