15:52 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / AR

Si në telenovela, e reja lë Meksikën për burrin shqiptar

Një histori nga telenovelat e Meksikës ka ardhur në Shqipëri, nuk po xhirohet, por po jetohet. Cynthia Vargas, është një vajzë nga Meksika që është dashuruar me një djalë shqiptar.

Ajo ishte e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ku tregoi sesi është njohur me dashurinë e jetës

“Kam ardhur nga dashuria, nga një histori dashurie. Ne jemi njohur në Norvegji si studentë, unë kam studiuar Punë Sociale dhe ai jetonte atje, unë shkova për shkëmbim studentor dhe u njohëm. Më pas kemi kaluar disa kohë larg, erdhëm këtu për pushime përpara pandemisë dhe më pas nisi pandemia e tani rrimë këtu. Po, është shqiptar, nga Lushnja. Në Shqipëri më duket jetë shumë e qetë, shumë e bukur, na pëlqen shumë”, u shpreh meksikania.