Si nëpër filma, dështon plani gjenial i shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu grek
Ka dështuar plani i shqiptarëve për t’u arratisur, të dyshuar për vrasjen e vokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos, i cili u vra me një plumb në zyrën e tij, nga një shqiptar.
Ditën e sotme mediat greke shkruajnë se ka qënë një person i cili ka spiunuar planin për arratisjen e shqiptarëve duke hedhur në erë të gjithë organizim.
Mësohet se ata kishin planifikuar se njëri prej të arrestuarëve do të pinte një sasi medikamentesh dhe do të provokonte vetëhelmim duke nxjerrë shkumë nga goja.
Por ndërkohë që ai do të dërgohej në spital, pjesa tjetër e grupit do të sulmonte policinë dhe do të arratisesish nga burgu.
Për vrasjen e avokatit grek në pranga u vu shtetasi Mikel Brahimaj, qe e pranoi vrasjen, duke treguar se donte vetem t’a trembte dhe jo t’a ekzekutonte. /albeu.com/