75 Mall Live Search
08:35 / E Diele, 14 Korrik 2024 / Gj. Sh

Si nëpër filma, momenti kur vritet autori i atentatit ndaj Trump (VIDEO)

Atentatori që tentoi të vriste Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është një 20-vjeçar vendas.

Sipas FBI-së ai është identifikuar si Thomas Matthew Crooks. Ndërkohë në një video në mediat sociale dhe të verifikuara nga Neë York Times tregojnë personin e dyshuar që qëlloi ndaj Trump.

Personi shihet i palëvizur në çatinë e një ndërtese të vogël rreth një çerek milje në veri të skenës ku ish-presidenti po fliste në Butler, Pensilvani. Pozicioni i trupit korrespondon me origjinën e mundshme të të shtënave.